Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi një”,- Besnik Tahiri në Asamblenë e KE: Anëtarësimi i Kosovës, kauza më e madhe


Besnik Tahiri, kreu i grupit parlamentar të AAK në Kosovë ka zhvilluar një takim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai u shpreh se “delegacioni i Shqipërisë, Blerina, Klotilda, Jorida, Luli dhe Etilda janë gjithmonë afër, pa dallim pozitë dhe opozitë”.

Kreu i grupit parlamentar të AAK në Kosovë tha se  e mbështesin kauzën e Kosovës në formën më të fuqishme dhe se si Kosovë ndihen me fat që kanë nje mbështetje kaq të madhe nga deputetët shqiptarë.

Postimi i plotë:

Jemi një!
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka një unifikim mbarshqiptar të deputetëve që vijnë nga katër parlamente të ndryshme, e që janë anëtare në këtë institucion.
Delegacioni i Shqipërisë, Blerina, Klotilda, Jorida, Luli dhe Etilda janë gjithmonë afër nesh, pa dallim pozitë dhe opozitë. Në Strazburg kolegë tanë deputetë nga Shqipëria nuk kanë asnjë dallim dhe e mbështesin kauzën e Kosovës në formën më të fuqishme.
Po ashtu, një mbështetje e madhe vjen edhe nga Arta, deputete nga Maqedonia e Veriut, e cila çdo kund e mbështetë kauzën tonë për anëtarësim.
Adnan Dibrani, deputet i Parlamentit të Suedisë, i lindur në Mitrovicë është një zë i fuqishëm, edhe te grupi i tij politik, por edhe te kolegët e tij deputetë që vijnë nga vendet skandinave.
Si Kosovë, jemi me fat që e kemi një mbështetje kaq të madhe nga deputetët shqiptarë, të cilët tani kauzën më të madhe në këtë institucion e kanë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë institucion.