Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Durrësit ia kalon Gjykatës së Lartë çështjen për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak


Gjykata e Durrësit vendosi që çështjen për betimin e Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë Himarë t’ia dërgojë për shqyrtim Gjykatës së Lartë.

Në Gjykatën e Durrësit ishte e pranishme dhe ambasadorja greke Kostantina Kamitsi.

Në seancë do të jetë i pranishëm dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.

Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.

Kjo çështje u kthye edhe në sebep përplasjeje mes Tiranës dhe Athinës zyrtare ku shteti fqinj kërcënoi edhe me bllokim të rrugës europiane për Shqipërinë.