Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen Hashim Thaçi: “Kjo nuk është lamtumirë”


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sapo ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

“Siç kam premtuar, nnuk do lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës. Prandaj për të mbrojtur integritetin e presidencës, shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar dhe partneritetin dhe bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës.”– tha Thaçi.

Ai ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Kjo është dhe shkaku se pse ai merr vendimin për dorëheqjen.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Prej pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetentë zyrtarisht se gjykatësi i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër mje. Janë këto momente jo të lehta për mua, për familjen time dhe për ju që më keni mbështetur në këto tri dekada të përpjekjeve tona për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Unë do bashkëpunoj ngushtë me Drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë, duke besuar në drejtësi.

Prandaj sot më shumë se kurrë j ulus dhe ju bëj thirrje të mos e humbasni shpresën, durimin dhe besimin. Sot më shumë se kurrë ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto dekada. Kemi fituar lirinë, pavarësinë dhe tani po fillojmë të ndërtojmë shtetin tonë.”– tha Thaçi.

Presidenti tha se ky nuk ishte një fjalim lamtumire, ndërsa premtoi se do të dilte faqebardhë sa i takon çështjes së hapur me Gjykatën e Hagës.

“Të dashur qytetarë, më lejoni t’ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar dhe mbështetje në këtë periudhë. Ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të shmangi çdo manifestim me qëllim mbështetje. Drejtësia nuk bëhet në rrugë por me ballafaqim të argumenteve. Ju falenderoj për besimin që më keni dhënë. Kjo nuk është lamtumirë por mirupafshim. Do shihemi prap dhe do dalim faqebardhë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.”– tha Thaçi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *