Vendosni fjalën kyçe....

SPAK merr të pandehur sërish Ahmetajn, privatizoi ish-fabrikën e Bukës, tashmë kompleksi ‘Emerald Center’


 

SPAK merr sërish të pandehur ish-ministrin Arben Ahmetajn në lidhje me privatizim e ish-fabrikës së Bukës, tashmë kompleksi ‘Emerald’ tek rruga 5 Maji në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 mld lekë të vjetra.

Arben Ahmetaj është marrë si i pandehur për diss vepra penale si ‘pastrim parash’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit, Lirim Fezollari.  

Lirim Fezollari pronar i qendrës tregtare ‘Emerald Center’ dhe i qendrës së argëtimit ‘L’attitude’. Ahmetaj në kohën kur është kryer privatizmi, ka qenë ministër Financash.

Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili e ka marrë të pandehur 10 ditë më parë. Avokati i ish-ministrit tashmë në arrati, është njohur me akuzën.