Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, ka paralajmëruar dorëheqjen në në rast se në qershor nuk miratohet çelja e negociatave me Bashkimin Europian.
Në intervistë e dhënë për gazetën belge “Soar”, Zaev ka thënë se BE-ja i ka premtuar Maqedonisë së Veriut caktimin e datës, për faktin se vendi ka përmbushur reformat dhe në veçanti ka realizuar marrëveshjet për ripërcaktimin e raporteve me Greqinë dhe Bullgarinë, transmeton REL.
Ai theksoi më tej se NATO-ja nuk do lejonte krijimin e Shqipërisë së madhe, shkruan Portalb.mk.
“Edhe në rast se BE-ja nuk e miraton fillimin e negociatave me Shqipërinë, kjo do nuk të çonte në krijimin e një Shqipërie të madhe, pasi këtë nuk do ta lejonte NATO-ja, anëtare e së cilës është Shqipëria. “Ky është një kërcënim, por besohet se do të ndodhë”, tha Zaev.