Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Nëse do riformatohej klasa politike Basha do ishte një nga katër që duhej të largohej


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka futur Lulzim Bashën në katër nga politikanët që duhet larguar nëse do duhet të bëhej riformatimi i klasës politike.

Sipas Salianjit Basha ndihmon qeverinë dhe votat që merr ai do shkonin kundër PD-së dhe opozitës.

Nëse duhet një riformatim i klasës politike ky është një nga 4 njerëzit që duhet të largohen. Nuk ka vota. Edhe nga komunikimet që kam unë me njerëz të PD dhe me struktura dhe qytetarë në terren Nëse do të ketë një sigël, apo çdo formacion që drejtohet nga ndihmës qeveritari Basha, qeveria do të jetë e përçarë jo opozita. Ato vota që merr ky do të shkonin kundër PD dhe opozitës. dalja e këtij më vete e përçan qeverinë dhe duhet parë në këtë kontekst. Çdo dalje e këtij në zgjedhje e përçan qeverinë” – deklaroi Salianji në A2 CNN.