Vendosni fjalën kyçe....

‘Eficenca e Policisë në nivel vendor’, Balla: Do të ngrihet Forcë Kombëtare e Sigurisë Publike


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar  se do ngrihet Forcë Kombëtare e Sigurisë Publike. Në komisionin për çështjet Europaine, Balla deklaroi se policia vendore është jo efikase, nisur nga afrimiteti që efektivët kanë me qyettarët, por jo vetëm, edhe me kriminalitetin. 

Ai shtoi se kjo forcë do ngrihet për të riparuar eficencën e policisë në nivel vendor.

“Do kemi forcë kombëtare të sigurisë publike, sipas modeleve të disa vendeve do kemi forcë kombëtare të sigurisë publike sipas modeleve të disa vendeve, që do riparojë eficencën e policisë në nivel vendor. Policia lokale për shkak të familjaritet që ka me banorët dhe kriminalitetin vendor është jo efikase për të goditur në kohë. Gjatë këtyre 80 ditëve pas shumë konsultimeve edhe me ekspertë vendas e të huaj, na duhet një forcë kombëtare që do fillojë të ngulitet në mendjen njerëzve që po erdhi kombëtarja, historitë e pandëshkueshmërisë do marrin fund njëherë e përgjithmonë”,tha Balla.