Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se dogji mbeturinat në tokën e tij në Kashar, procedohet penalisht një person


Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin me iniciale B. H., banues në Kashar, Tiranë, i cili ditën e djeshme ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, por aksidentalisht dogji një sipërfaqe të madhe me shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.