Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 në Kosovë: Një qytetar humb jetën, bie numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit


Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila bën me dije se gjatë të njëjtës kohë, një qytetar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë 13 persona të tjerë të cilët ishin të infektuar janë shëruar.

“13 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.
Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534.
Në total numri i rasteve aktive është 420.”– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.