Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, fuoristrada përplaset me kamionin, plagosen dy persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Sipas “News24” aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një fuoristradë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plot të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *