Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Mbështesim SPAK-un, çdo përpjekje e krimit të organizuar do dështojë


Kreu i PD-së Basha ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit në nivele të larta.

Reagimi i tij vjen pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani sipas të cilit grupi i Laert Haxhiut ka pasi si synim eliminimin fizik të prokurores së SPAK Doloreza Musabelliu e asaj të Prokurorisë së Lushnjes Merita Selimi.

Basha theksin se çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbëshetjen politike për të shënjestruar SPAK-un do dështojë.

“Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët. Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK.” – shkruan Basha në X.