Vendosni fjalën kyçe....

Breshër i pazakontë në Devoll, shkaktohen dëme të shumta në bujqësi, fermerët apelojnë për ndihmë


Një breshër i pazakontë ka përfshirë ditën e djeshme shumë fshatra në Devoll. Konkretisht në fshatin Baban, janë shaktuar shumë dëme. 

Në vetëm 20 minuta breshër dhe erë të fortë janë dëmtuar sipërfaqe të mëdha me mollë, si dhe kultura të tjera bujqësore.

Sipas fermerëve dhe specialistëve, molla është e dëmtuar në masën 100% pasi jo vetëm për këtë vit por pema e mollës është e dëmtuar edhe për vitin tjetër.

Ndërsa sa i përket kulturave të tjera bujqësore janë të dëmtuara në masën 50%.

Pemëtaria por edhe prodhimet e tjera bujqësore për banorët e fshatit Baban por edhe fshatrave të tjerë të përfshirë nga breshëri është i vetmi burim të ardhurash me të cilën ata jetojnë.

Fermerët kërkojnë nga shteti të merren masa nga dëmet e shkaktuara dhe të kompensohen.

Fshatrat Baban, Hocisht, Mancyrishr, Vranisht, Progër etj. janë fshatrat që u përfshinë më së shumti nga reshjet e shiut dhe të breshrit dhe që kanë pësuar dëme të mëdha në bujqësi.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur verifikimin e të gjitha dëme të shkaktuara.