Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO/ Musk publikon pamjet e robotit të tij duke bërë joga


Tesla ka shpërndarë një video magjepsëse të robotit të saj humanoid Optimus që kryen detyra të ndryshme duke përfshirë yoga dhe renditjen e kubeve vetë sipas ngjyrës. Videoja së pari demonstron aftësinë e robotit për të renditur objektet me lehtësi dhe shpejtësi si njeriu.

Kur një njeri ndërhyn për të krijuar kompleksitet shtesë, roboti do të jetë në gjendje të përshtatet shpejt me atë ndryshim dhe të kryejë me sukses detyrën.

Optimus më pas kryen poza joga që kërkojnë qëndrim në njërën këmbë dhe drejton gjymtyrët, duke treguar ekuilibrin dhe fleksibilitetin e tij.