Vendosni fjalën kyçe....

Dy të rinj në Shkodër tentojnë t’i shpëtojnë forcave “Shqiponja”, u kapën me kanabis në makinë


Tentuan të largoheshin kur panë automjetin e Policisë, pasi kishin lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

Gjatë patrullimit në terren, Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar në fshatin Grudë, një automjet të ndaluar. Si pasojë  drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por falë veprimeve të shpejta operacionale të punonjësve të Policisë është bërë ndalimi i automjetit.

“Gjatë kontrollit në këtë automjet, poshtë sediljes së pasagjerit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. Z., 32 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe F. P., 18 vjeç (pasagjeri).

Automjeti tip “Ford” dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatet celularë të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”-njoftoi policia.