Vendosni fjalën kyçe....

“Ka ngecur puna” – Bardhi i shkruan Nikollës, i kërkon ndryshimin e komisionit të Reformës Zgjedhor


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi i ka kërkuar Kuvendit që të fusë në rendin e ditës ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Bardhi argumenton se ndryshimi i përbërjes së komisionit është domosdoshmëri, duke qenë se në përbërje ka emra të cilët e kanë dorëzuar mandatin e deputetit me shumë se një vit më parë.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin.” – thuhet në kërkesë.

Gazment Bardhi propozon bashkëkryetar të komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashin, ndërsa si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.