Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet gazetarja franceze, akuzohet se zbuloi të dhëna ‘tronditëse’


Një gazetare franceze u arrestua mbrëmjen e kaluar  dhe u mor në pyetje nga policia në lidhje me një raport të vitit 2021, i cili pretendonte se inteligjenca franceze ishte përdorur nga Egjipti për të vrarë civilë.

Policia ka bërë me dije se kontrolloi shtëpinë e Ariane Lavrilleux më 19 shtator dhe më pas e mori atë në paraburgim.

Avokatja Lavrilleux  tha se ajo u mor në pyetje si pjesë e një hetimi për kompromentimin e sigurisë kombëtare, shkruan BBC

Ajo u lirua pas një nate në paraburgim. Katia Roux një përfaqësuese nga  Amnesty International, një organizatë mbi të drejtat e njeriut, deklaroise ishte ‘shumë e shqetësuar’ për gazetaren në kohën e arrestimit të saj. 

‘Të vendosësh në paraburgim një gazetare e cila po bën vetëm punën e saj, për më tepër për zbulimin e informacionit me interes publik, mund të jetë një kërcënim për lirinë e shtypit dhe konfidencialitetin e burimeve.’

Lavrilleux thuhet se është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë franceze, Shërbimi i Inteligjencës dhe  Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Brendshme, ose DGSI.

Raporti i saj i vitit 2021 përdori dokumente të fshehta të zbuluara të cilat pretendonin se autoritetet egjiptiane përdorën inteligjencën franceze për të bombarduar dhe vrarë kontrabandistët në kufirin egjiptian-libian midis 2016 dhe 2018.

Sipas raportit, forcat franceze ishin të implikuara në ‘të paktën 19 bombardime’ kundër civilëve.

Ai u publikua nga ‘Disclose’, një faqe interneti franceze e gazetarisë hulumtuese.

‘Disclose’ tha se autoritetet franceze nën presidencën e Presidentit François Hollande dhe Presidentit Emmanuel Macron ishin ‘të informuar vazhdimisht’ për zhvillimet nga stafi në ‘disa departamente ushtarake’, por që shqetësimet e tyre u shpërfillën.

Në kohën e publikimit, ‘Disclose’ pranoi se raporti përfshinte sekrete të sigurisë kombëtare, por tha se po i ndante ato ‘nën emrin i një parimi themelor të demokracisë, e cila është e drejta për informacion.

“Nocioni i informacionit të klasifikuar nuk mund të përdoret për të mbrojtur një fushatë të ekzekutimeve arbitrare kundër civilëve”.  -tha Disclose.

Ai tha gjithashtu se, duke publikuar raporti, me vetëdije po merrte rrezikun për të ‘shkelur ligjin’.

Pas publikimit të artikujve, ministria e forcave të armatosura të Francës paraqiti një ankesë ligjore për ‘shkelje të sekreteve të mbrojtjes kombëtare’.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ ) dënoi arrestimin e Lavrilleux dhe kërkoi që të pushojnë të gjitha hetimet penale kundër saj dhe tha se policia duhet të përmbahet nga pyetjet ndaj burimeve të  saj.

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë lirisht për çështjet e mbrojtjes kombëtare dhe sigurisë. Marrja në pyetje e gazetarëve për burimet e tyre konfidenciale i vendos ata nën presion të pajustifikuar dhe mund të ketë një efekt drithërues në raportimin e mbrojtjes”, tha Attila Mong, përfaqësuesi i CPJ për Evropën.