Vendosni fjalën kyçe....

Përleshet me grabitësit që i hynë natën në shtëpi, durrsaku përfundon në spital


Një përleshje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Mësohet se rreth orës 02:35 tre persona kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Pjeshkë në Durrës.

Mirëpo ata janë pikasur nga pronari i banesës me inicialet F.M, 48 vjeç. Mes tyre ka nuisur një përleshje dhe pronari i banesës ka mbetur i plagosur.

“Më datë 21.08.2019, rreth orëz 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët janë diktuar nga pronari i banesës dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.

Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *