Vendosni fjalën kyçe....

Makina fluturon në humnerë në Rrugën e Arbrit, fatmirësisht shpëtojnë dy të rinjtë


Një makinë ka dalë nga Rruga e Arbrit duke përfunduar në humnerë. Fatmirësith dy të rinjtë që udhëtonin kanë shpëtuar me dëmtime të lehta.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shkallë ku një mjet tip  ‘Audi’ ka dalë nga rruga. Mjeti po udhëtonte pranë tunelit 2 në Shkallë të Xibrit.

Segmenti në fjalë është ndër më problematikët në Rrugën e Arbrit pasi asfalti ka valëzime e shformime për shkak të rrëshqitjes së trasesë.

Po kështu pjesa në fjalë e rrugës nuk ka as mbrojtëse anësore.