Vendosni fjalën kyçe....

Policia tajlandeze ngre njësinë e posaçme për të luftuar majmunët…të armatosur me llastiqe (Video)


Policia në qytetin turistik Lopburi, Tajlandë ka krijuar një njësi të veçantë për të trajtuar një nga problemet më famëkeqe, një turmë bandash majmunësh rivale, të cilat janë të bezdisshme dhe gazmore njëkohësisht.

Sipas vlerësimeve lokale, ka rreth 3,500 majmunë të lirshëm në qytet, dhe të gjithë janë kthyer në të bezdisshëm, duke çuar në vjedhje të pafundme, vandalizëm dhe ndërprerje të trafikut.

Duke qenë të paaftë për të kontrolluar “mafien” e majmunëve, policia është drejtuar ndaj tyre duke i luftuar me fishekë balte me llastiqe.

Qëllimi nuk është goditja e tyrte, po thjesht trembja, pasi kërcënimi për arrestimin e tyre duket se nuk funksionon.

Pavarësisht se majmunët në dukje ishin të pakapshëm, oficerët kanë “arrestuar” ata që besojnë se është një nga drejtuesit e bandës së majmunëve, një mashkull alfa i quajtur ‘Ai Krao’, së bashku me rreth një duzinë majmunësh të tjerë.