Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Lezhë, plagosen 4 persona


Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë Knallës.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur 4 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të  lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Lezhës, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.