Vendosni fjalën kyçe....

Përfundojnë hetimet, Prokuroria dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin


Prokuroria dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria arriti në këtë konkluzion pasi përfundoi hetimet për Degjonin e cila në kundërshtim me ligjin ka lejuar të kryehen procedurat e botoksit të stomakut te pacientët, por me preparate mjekësore që nuk janë blerë nga spitali.

Më konkretisht, preparatet e botoskit të stomakut vinin në rrugë të tjera jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre. Prokuroria sqaron se kjo procedurë, është jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një institucioni shëndetësor publik.