Vendosni fjalën kyçe....

Bledi Çuçi mbledh për herë të parë grupin e deputetëve të PS, diskutime mbi çështjen e Kadastrës dhe investimet në infrastrukturë


Beldi Çuçi mblodhi për herë të parë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimit mes deputetëve socialistë kanë qenë shqetësimit e konstatuara prej tyre në terren dhe zonat ku ata janë të deleguar.

Burime nga mediat bëjnë me dije se disa prej deputetëve kanë ngritur si problem çështjen e Kadastrës, investime në infrastruktura në disa zona si dhe çështja e pensioneve që është shumë e ulët.

Ndërkohë çështja e Arben Ahmetajt, i cili është në arrati për çështjen e inceneratorëve, nuk është diskutuar. Në këtë mbledhje nuk është marrë asnjë vendim politik për Ahmetajt, pra për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Sipas deputetëve, Ahmetaj ende nuk është dënuar, kështu që ai do të zëvendësohet kur t’i hiqet mandati i deputetit.

Ndërkohë, në mbledhje nuk është diskutuar as për reformën Zgjedhore apo avokatin e popullit për të cilën PS ka thënë me herët se duhet zgjidhur me urgjencë. Nga ana tjetër demokratët janë sërish të ndarë për këtë çështje, Gazment Bardhi ka dërguar një letër Lindita Nikollës, ku e cilëson veten si kreun e grupit të PD, dhe i kërkon nisjen e procedurave për zgjedhjen e avokatit të popullit.