Vendosni fjalën kyçe....

Kryespiuni rus zbulon kontaktet e CIA-s


Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) mban kontakte me CIA-n, tha kreu i saj, Sergey Naryshkin për revistën ruse ‘National Defense’ javën e kaluar. Një komunikim i tillë ndihmon në uljen e tensioneve të panevojshme edhe pse pasiguria po rritet mbi rezultatin e ngecjes gjeopolitike midis Rusisë dhe Perëndimit, tha ai.

“Konsultat ndërmjet SVR-së dhe CIA-s janë të një natyre të rrallë, por të rregullta,” tha Naryshkin, kur u pyet nëse ekziston ende një lidhje e drejtpërdrejtë komunikimi midis dy shërbimeve të inteligjencës dhe nëse ajo mund të ‘përdoret sërish’.

“Dialogu profesional në vetvete është i dobishëm, veçanërisht për uljen e tensioneve ndërkombëtare dhe keqkuptimeve mes kombeve”, shtoi shefi i spiunazhit rus, pa zbuluar se sa shpesh komunikojnë të dy shërbimet.

Naryshkin foli ballë për ballë me homologun e tij amerikan, William Burns, në nëntor të vitit 2022. Në atë kohë, dy shefat e inteligjencës u takuan në kryeqytetin turk, Ankara. Shtëpia e Bardhë tha se diskutimi u përqëndrua në pasojat e një përdorimi të mundshëm të armëve bërthamore.