Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Skandali i Veliajt me ujërat e zeza për të cilin nuk flet askush


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza të forta kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me ndërtimin e impantin e ujërave të zeza.

Ai tha se ka marrë një kredi të butë nga qeveria japoneze prej 120 milionë dollarësh për ndërtimin e impiantit. Por edhe pse paratë janë marrë vepra nuk është kryer.

“Erion Veliaj ka vendosur standardin e mashtrimit, ryshfetit dhe të gjitha më të këqijat. Edhe me ujin, vuri sistemin e boteve. Bashkia organizonte botet e ujit vetëm duke vjedhur.

Erion Veliaj përbën modelin më të keq të një qeveritari që ka ekzistuar ndonjëherë. Nuk them të lehtë, por të mundshëm plotësisht. Kë janë të gjitha të vërteta. Çpo bën me Sharrën Erion Veliaj? Ka 5 vite që pret florinj, u merr qytetarëve të Tiranës 29 euro për ton, sikur po digjen në një kohë kur ato dekompozohen dhe janë për 11 euro. Se s’flet kurrkush. Është një vepër tjetër e ujërave të zeza.

Unë kam marrë kredinë e butë nga qeveria japoneze gjatë vizitës sime aty. 120 milionë dollarë vetëm për ujërat e zeza të Tiranës. Ku është vepra, pyesni Erion Veliajn. Nuk flet kush një fjalë për të se i bllokon mediat. Nuk guxojnë. 120 milionë dollarë. Impianti i ujërave të zeza të Tiranës, e groposi Erion Veliaj.”- tha Berisha ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania.