Vendosni fjalën kyçe....

Ç’pati këtë të shtunë lexhenda…


Nga Adrian Thano

Java nuk mjafton kur bëhet fjalë për vrerin. Ka dalë Sali Berisha edhe ditë të shtunë, të sulmojë Erion Veliajn.

Ka bërë bashkë ca foto karnavalesh të 20 viteve më parë të Veliajt, Maznikut, Fugës me të rinj moshatarë të organizatës MJAFT. U ka ngjitur fotove të montuara një copë nga fjalimi i Veliajt në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak dhe e quan Veliajn… “rrugaç”!

Një kriminel gërdallë, që nuk ka lënë ndyrësi e rrugaçëri pa bërë në jetën e vet; një i paformë, i pamoshë e i paturp, i ngjitur sot këpucës së mender politikës siç kapej dje drrasave të barkës së fmijëve të Enverit; një burrec i larove me leva, i plumbave në bulevard, i fjalorit më ordiner që është dëgjuar ndonjëherë në fjalime politike; një hajdut blegtoral i certifikuar nga amerikanë e britanikë që thërret kapeni hajdutin nga mermeri i vilave të Lalzit…

Ky mizerje i dalë mendsh pra, që e ka pa fund listën e akteve të rrugaçërisë dhe krimeve, ka kurajon t’i thotë dikujt rrugaç. Çfarë dreqin ti thuash një të tilli? Çfarë të thuash përballë një monumenti të tillë pacipërie? Të ulesh në bisht e ta përmjerësh, apo të bësh sikur nuk e shikon…

Si të mos mjaftonte kjo, vazhdon e poston foto që sipas tij janë medemek “gjona turpi”, me të cilat pandeh se do ta dërmojë në publik kundërshtarin.

E ka bërë këtë katundarizëm idiot disa herë, përfshirë nudot e famshme të Edi Ramës. Po aq herë shoqëria shqiptare e ka ngelur në klasë duke i dëshmuar se është shumë vite para tij në këtë lëndë. Por nuk e kap që nuk e kap mesazhin. E bën ende në 2023. Edhe një lopçar do kishte kërkuar pak më shumë nga vetja, pas kaq shumë vitesh në Tiranë.

Të vijmë te thelbi; Pse doli lexhenda ditë të shtunë e me kaq nxitim?

E ka me mbledhjen e së premtes të Këshillit Basbkiak të Tiranës. Po pse e ka lexhenda me mbledhjen: E para, sepse në mbledhje u bë publike që Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga kandidati i lexhendës, fitues në zgjedhjet e fundit vendore, bëka të njëjtën gjë të ububushme, për të cilën lexhenda akuzon të tjerët: paguan një më një, me firmë e me vulë detyrimet për inceneratorët!

E dyta, lexhenda e ka me Veliajn. Sepse i vuri përpara Veliaj në tufë dhe i talli paq këshilltarët e lexhendës. Të cilët bëjnë mirë ta ngulin gozhdë në kokë një gjë: Nuk kanë për të fituar asnjëherë asnjë betejë e asnjë kauzë publike (me Veliajn jo e jo, por as me të tjerë që nuk janë kërrkund krahasuar me të) përsa kohë publiku i sheh si bishta të lexhendës.

Pse? E thjeshtë fare! Nuk shesin dot moral për të tjerë pa patur vetë MORAL! Pikë! Ua ka zhveshur moralin kapedan lexhenda dhe historia e tij e horrorit politik në këtë vend.

Sa më shpejt ta kuptoni këtë, o këshilltarët e popullit, sa më shpejt të ikni nga thesi i lexhendës, sa më shpejt të gjeni kurajon për të ecur me ato këmbët tuaja që s’ju mbajnë, e jo me putrat e llangosura në gjak të lexhendës, aq më shpejt do bëhet Shqipëria, më në fund, me opozitë.

Është faqja e zezë për shoqërinë shqiptare të vitit 2023 të ketë ende në politikë një kriminel matuf që u është kërmillosur partive politike që më 1968! Që më 1968, për atë zot! Shikoni teserën e tij të parë partiake.

22 vjet, deri në dhjetorin e heronjve të rremë të ’90-s, u jargos si komunist! Pas atij dhjetori ka 33 vjet të tjerë që bën… anti-komunistin. 55 vjet me maskë, pa qenë as i tillë, as i atillë. 55 vjet! Është për gjynah, po të mos ishte për krimet që ka bërë.

Një prokuror nga këta që lexhenda u thotë “skap”, duhet ta shpëtojë atë vetë nga maska dhe Shqipërinë nga tumori. Përndryshe të gjithë, jemi tashmë pjesë e krimit, nga mosndëshkimi i tij.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Gazeta Dita