Vendosni fjalën kyçe....

Përgjaken rrugët e Kosovës, 5 të vdekur brenda pak orësh


Në vetëm pak orë janë regjistruar 5 të vdekur nga një aksident i rëndë i ndodhur në Kosovë mbrëmjen e së shtunës.

Tre këmbësorë janë goditur nga një automjet në fshatin Ozdrim të Pejës, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njëri nga këmbësorët e mbijetuar, është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.

Më tej ai ka bërë të ditur se shoferi i makinës ndodhet në stacionin policor në Pejë.

Më herët në Kosovë kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera në Prishtinë e Podujevë, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona.