Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea nuk gjen fitoren, barazon me Bournemouth


Chelsea nuk po di të këndellet pasi që edhe këtë javë ka dështuar për të marrë pikët e plota në udhëtim kundër AFC Bournemouth. Ky barazim ende e lënë Chelsean poshtë në tabelë në vendin e 14, një vend më lartë se Bournemouth e ku nga pesë ndeshje ka tubuar vetëm pesë pikë

Chelseat të Londrës nuk janë duke i kryer punë miliardi i investuar në skuadër pasi që ata e kanë gjetur vetën përsëri në vendin e 14 në Premier Ligë me vetëm 5 pikë të tubuara nga 5 ndeshje.

Chelsea e nisi shumë mirë këtë ndeshje ku në minutën e 14 Nicolas Jackson goditi shtyllën derisa në minutën e 19 Dango Ouattara i Bournemouthit e kishte një mundësi të mirë për të shënuar por që priti Sanchez.

Rastin tjetër Chelsea më të mirë për të shënuar në minutën e 35 me Conor Gallagher por ishte Neto portieri i Bournemouth ai që priti goditjen.

Pjesa e dytë filloi me një rast të mirë të Raheem Sterling që goditi shtyllën në minutën e 51-të. Levi Colëill shënoi për Chelsean nga topi i kthyer por ai ishte në pozitë jashtëloje dhe goli i tij u anulua.

Deri në fund të kësaj ndeshje pati vetëm një rast tjetër për Chelsea, Ishte rasti i minutës së 86-të kur ish futbollisti i Manchester City, Cole Palmer bëri një goditje të mirë por prapë ishte Neto ai që bëri një pritje brilante për t’ia mohuar golin atij.

Ky barazim është edhe një dështim tjetër i Chelsea në këtë sezon, e ku nuk po arrin që të dalin mbi mesin e tabelës pavarësisht se pronari i tyre ka investuar 1 miliard euro në tri merkato për ta përforcuar këtë skuadër.

Ndeshjen e ardhshme AFC Bournemouth e luan kundër Brighton si mysafirë derisa Chelsea do të luan kundër Aston Villës në Stamford Bridge.