Vendosni fjalën kyçe....

Interi shpartallon Milanin, fitore me 5 yje


Interi ka shpartalluar Milanin me rezultatin 5-1 në derbin e ‘Madoninës’. Zikaltërit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin a dy golave me Mkhitaryan e Thuram.

Me nisjen e së dytës, kuqezinjtë shkurtuan rezultatin përkohësisht me Leao megjithatë kjo vetëm për pak kohë.

Mkhitaryan shënoi golin e tretë ndërsa në minutat e fundit një dygolësh i Frattesi i vuri vulën shpartallimit të Milanit.