Vendosni fjalën kyçe....

Shteti amerikan shpall emergjencë për shkak të inflacionit dhe kushteve ekonomike


Guvernatori i shtetit amerikan të Xhorxhias Georgias Brian Kemp ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke përmendur inflacionin dhe kushtet e pafavorshme ekonomike që ai ia atribuon politikave të administratës Biden.

“Si pjesë e kësaj deklarate, ai po pezullon përkohësisht akcizën e shtetit për karburantin e makinave dhe lokomotivave për të ofruar lehtësim të drejtpërdrejtë për familjet në të gjithë shtetin,” sipas një deklarate të zyrës së tij të lëshuar të martën.

Urdhri është në fuqi nga mesdita e së mërkurës deri më 12 tetor.

“Nga shpenzimet federale të rritua te politikat që pengojnë prodhimin vendas të energjisë, gjithçka që ka bërë Bidenomics është të nxjerrë më shumë para nga xhepat e klasës së mesme,” tha Kemp në deklaratë.

“Ndërsa çmimet e larta vazhdojnë të godasin buxhetet e familjes, qytetarët e Xhorxhias meritojnë lehtësim të vërtetë dhe kjo është arsyeja pse unë nënshkrova një urdhër ekzekutiv sot për t’ua dorëzuar atë direkt në pikat e karburantit,” tha ai.

Pezullimi i taksës së akcizës do u kursejë qytetarëve 31.2 cent për gallon në benzinë ​​dhe 35 cent në naftë.