Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Sefa: Diskutimi i sotëm do të jetë me karakter organizativ


Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Indrit Sefa ka folur për mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe Kolegjit të kryetarëve.

Në intervistën e dhënë për News24, ai u shpreh se ka nisur organizmim për zgjedhjet e përgjithshme dhe se në mbledhjen e sotme diskutimi do të jetë me karakter organizativ.

Janë takime me karakter organizativ. Kanë mënyrë të ndryshme të organizmit të PD në degë. PD do jetë gati për zgjedhjet e përgjithshme dhe në funksion të qytetarëve. Kjo kërkon hapa shumë të shpejtë që të jemi gati në momentin më të parë të mundshëm. Kemi filluar të ngremë infrastrukturën e nevojshme për t’u futur në fushatë”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse janë pro bashkimit të PD, ai tha:

Basha ka thënë se dera është e hapur për secilin. Nuk do t’i mohohet askujt, në cdo moment mund të bashkohet në cdo moment, por linjat e janë të përcaktuara qartë, mbajmë të njëjtat si për non-gratat e qeverisë, ashtu edhe për atë që vjen në shtëpinë tonë. PD bashkohet kur bashkohen njerëzi aty poshtë.