Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna e fisit Rraja/ Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim mjekoligjor për kushërinjtë Maja


Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertimin mjeko-ligjor për kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja të cilët u dhunuan barbarisht nga anëtarë të familjes Rraja pasi denoncuan shpërthimet e kryera nga kompania e tyre në Borizanë.

Mjeku ligjor Elton Serani i cili hartoi ekspertizën rezulton se është i njëjti që hartoi raportin për Xhisiela Malokun në vitin 2018 pas denoncimit të saj ndaj Rexhep Rrajës.

Ndërkohë nga mediat raportohet se është urdhëruar kryerja e riekspertimit me 3 mjekë.