Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me pistoletë pa leje me fishek në fole, pranga 36-vjeçarit në Kamëz. I dënuar me 13 vite burg për vrasje


Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi është kapur duke lëvizur me një pistoletë pa leje.

Në pranga ka përfunduar Erind Mrruku, i dënuar më parë për vrasje e armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit është vërejtur se arma e zjarrit pa leje ka qenëmë fishek në fole, gati për qitje.

Pas kontrollit në banesë policia ka gjetur edhe një paë dylbi, tre celularë, tre thika e një peshore për metale të ëmuara.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cancelled”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Kamëz. Gjatë operacionit, në rrugën “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Mrruku është dënuar më herët me 13 vite burg për vrasje. Në vitin 2010 ai ka vrarë Fabian Nikajn, ngjarje e ndodhur në Lezhë. Dyshohet se shkak i përasjes mes dy të rinjve ka qenë një vajzë.