Vendosni fjalën kyçe....

Kina do vendosë sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë për ‘sjelljen e tyre të ulët’ mbi Tajvanin


Zyrtarët amerikanë të cilët janë angazhuar në “sjellje të ulëta” lidhur me Tajvanin, do të përballen me sanksione. Kështu ka deklaruar këtë të hënë ministrja e Jashtme e Kinës.

Ky reagim vjen pasi Uashingtoni hoqi bordurat në shkëmbimet midis zyrtarëve të SHBA-ve dhe të Tajvanit.

Marrëdhëniet kinezo-amerikane janë përkeqësuar gjatë vitit të fundit. E duket se lehtësimi që SHBA-ja i ka bërë Tajvanit (të pretenduar nga Kina), i ka rënduar këto marrëdhënie.

E pyetur në një konferencë se si Kina do të ndiqte premtimin e saj për t’i bërë Shtetet e Bashkuara “të paguajnë një çmim të rëndë” për angazhimet e saj me Tajvanin, zëdhënësja e ministrisë Hua Chunying tha se disa zyrtarë amerikanë do të përballen me sanksione.

“Për shkak të veprimeve të gabuara të Shteteve të Bashkuara, Kina ka vendosur të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të përgjegjshëm të SHBA-ve të cilët janë përfshirë në sjellje të ulëta për çështjen e Tajvanit”, tha ajo, pa dhënë shumë hollësi, citon Reuters.

Ndërkohë lidhur me sanksionet e vendosura për Hong-Kongun, Hua tha se Kina ka vendosur që të vërë sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë, anëtarëve të Kongresit, personelit në organizata joqeveritare dhe anëtarëve të familjes së tyre mbi “sjelljen e tyre të ulët”.

Kina tha muajin e kaluar se do të sanksiononte individët amerikanë si një përgjigje reciproke ndaj sanksioneve të SHBA-ve ndaj disa zyrtarëve kinezë.

Nga përgjigja e zëdhënëses, ishte e paqartë nëse sanksionet e lidhura me Hong Kongun ishin të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *