Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqi probleme shëndetësore në kopsht, ndërron jetë 4-vjeçari në Burrel


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 4 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi në qytetin e Burrelit.

Bëhet me dije se vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht. Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella. Do të jetë eksprtiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.