Vendosni fjalën kyçe....

“Dhuna e 6 korrikut ishte plagosje e lehtë”, argumentat e Prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj fisit Rraja


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të ndryshohet akuza ndaj anëtare të fisit Rraja, familjarëve të ish deputetit të PS Rrahman Rraja, të akuzuar për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja në fushë Krujë.

Prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet akuza duke e kthyer nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje të lehtë me dashje”.

“Ne datén 08.07.2023 Prokuroria e Rrethit Gjyqsor Tirane ka regjistruar procedimin penal ne ngarkim te personave nen hetim Ineid Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj, Perparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta pèr veprên penale ” Plagosje te rende me dashje “, ne bashkëpunim.

Personat nen hetim ne fjale, ne mesditen e dates 06.07.2023, kane sulmuar me mjete te forta shtetasit Jashar e Bilbil Maja.

Nepermjet te dhenave dhe konkluzioneve te aktit te ekspertimit mjeko ligjor mesohet se,ne trupin e shtetasit Jashar Maja u konstatua plage ne lekuren e kokes si dhe shembje te indeve te buta te kokes dhe te trupit, demtime te shkaktuar me mjet te forte mbretes, qe nuk kane qene te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimit dhe si te tille hyjne ne kategorine e atyre demtimeve qe kane sjelle si pasoje humbje te aftesise se perkohshme per pune, ne masen mbi nente dite.

Ndersa nepermjet te dhenave dhe konkluzioneve te aktit te ekspertimit mjeko ligjor, mesohet se, ne trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje kockash frontale-parietale te anes se djathte te kokes, pa demtime te indit trunor, plage ne lekuren e kokes, thyerje e kockes ulnare te parakrahut te majte si dhe shembje te indeve te buta te kokes dhe te trupit, demtime te shkaktuar me mjet te forte mbretes, qe nuk kane qene te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimitdhe si te tille hyjne ne kategorine e atyre demtimeve, qe kane sjelle si pasoje humbje te aftesise se perkohshme per pune, ne masen mbi nente dite.

Mbeshtetur ne kriterin mjeksor, te parashikuar ne ligj, demtimet e shtetasve Jashar e Bilbil Maja, e klasifikojne veprën penale te kryer ndaj tyre si, ” Plagosja e lehtè me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal”, thuhet ne shkresën e prokurorisë.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Anëtarë të fisit Rraja goditën me sende të forta dhe kërcënuan me armë Bilbil dhe Jashar Majën, pasi këta të fundit kishin denoncuar në polici se aktiviteti shpërthyer i gurores në pronësi të një prej anëtarëve të fisit Rraja u kishte shkaktuar dëme në banesa.

Një video e publikuar në rrjete sociale dhe media, që dukej se ishte filmuar nga një prej pjesëtarëve të grupit dhunues, tregoi se si vëllai, djali dhe të afërm të tjerë të deputetit të PS-së Rrahman Rraja dhunuan brutalisht me shkop bejsbolli dhe kërcënuan me pistoletë dy kushërinjtë.