Vendosni fjalën kyçe....

Atmosferë elektrizuese në ‘Air Albania’, tifozët gati për Poloninë (Fotot)


Mijëra tifozë kanë mbushur stadiumin ‘Air Albania’ ku Shqipëria luan një ndeshje tejet të rëndësishme për sa i përket kualifikimit në Euro 2024.

Tre ditë pas ndeshjes ndaj Çekisë ku kuqezinjtë barazuan 1-1 në një ndeshje që mund ta kishin fituar, ata preson Poloninë, ku synimi është marrja e një trepikëshi që do afronte shumë kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent.

Për ndeshjen e sotme trajneri Sylvinho do bëjë dy ndryshime në formacionin bazë duke hedhur në fushë që nga minuta e parë portierin Strakosha e sulmuesin Uzuni.

Më herët në ndeshjen tjetër të grupit Moldavia mundi Ishujt Faroe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë.