Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 68-vjeçari në Malësi të Madhe


Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Malësi të Madhe pasi është përplasur nga një makinë.

Viktima është identifikuar si Llesh Peposhi ndërsa aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Hani i Hotit në vendin e quajtur Aliaj.

Policia ka shoqëruar në komisariat 20-vjeçarin me iniciale K.S. i cili drejtonte mjetin.

Njoftimi

“Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor). Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.”