Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Vlorë, publikohet video, disa njerëz vrapojnë 


Një video është publikuar nga atentati në Vlorë që i mori jetën 41-vjeçarit Laert Keka.

Në video duken disa persona që vrapojnë dhe një makinë që largohet me shpejtësi e dyshuar e autorëve të vrasjes.

Viktima ka qenë me motor dhe është përplasur nga ekzekutorët më pas ata e kanë qëlluar dhe me armë duke ndjekur disa metra.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhjetëra gëzhoja kallashnikovi.

Ndërsa një makinë tip “Audi” është gjetur e djegur në aksin “Kote-Sevaster” si dhe arma kallashnikov brenda saj.

Viktima ka qenë i dënuar më parë. Rreth viteve 2000 ka marrë peng një kambist teksa për t’i marrë shumën e lekëve në bashkëpunim me një tjetër shtetas e ka vrarë. Disa vite ka qëndruar i identifikuar si autor i krimit në arrati dhe më pas në 2005 për të është dhënë vendimi i formës së prerë për ta dënuar, ku ka bërë edhe disa vite burg pas kësaj ngjarje.

Pas daljes nga burgu rezulton i përfshirë në botën e errët të krimit në këtë qytet, pazaret e drogës, botën e kumarit dhe aktivitetin e grupeve kriminale në Vlorë.