Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimin me Thaçin, Kurti tregon çfarë biseduan


Pas përfundimit të takimit me presidentin Hashim Thaçi, kryeministri ende në detyrë i Kosovës Albin Kurti, tha se kishte folur me me për masat e marra për pandeminë e Covid-19.

 “Ne biseduam për masat që ka marrë Qeveria dhe punët që kemi bërë ne kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe angazhimin e shkëlqyer të organeve dhe mekanizmave të shtetit por edhe vullnetarëvë të shumtë si dhe të disiplinës së përgjithshme të qytetarëve tonë”– tha Kurti pas takimit, citon Zëri.

Kurti tha se në fokusin e bisedimeve të tyre ishte situata e krijuar pas moconit të mosbesimit dhe rrugën drejt krijimit të një qeverie të re.

 “Ne biseduam për situatën aktuale institucionale, meqë rast pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që të flasim për Qeveri të re dhe kandidatura të reja ne jemi përgjigjur për qëndrimin tonë, ne nuk mund të kalojmë dikun tjetër dhe të kalojmë nenin 82 pika 2 e Kushtetutës së Kosovës ku thotë se pas mocionit të mosbesimit shkohet në zgjedhje të reja”.- tha Kurti.

Dhe sipas tij Thaçi u zotua të respektonte Kushtetutën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *