Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë do të bëje më mirë se Arben Kraja? Edvin Kondili: Nuk do të ekzistonte përplasje mes SPAK-ut dhe BKH-së


Një nga pyetjet që iu drejtua sot kandidatit Edvin Kondili nga KLP, ishte “Çfarë do të bëje më mirë se Arben Kraja në krye të SPAK-ut?”

Gjatë përgjigjes së tij, Kondili vlerësoi maksimalisht punë e drejtuesit aktual të SPAK, ndërsa shtoi se po të kishte qenë ai në krye nuk do të ekzistonte një përplasje mes këtij institucioni dhe BKH-së.

“Në lidhje me pyetjen e parë çfarë do të kisha bërë unë më mirë nëse unë do të isha zgjedhur herën e parë. Është një pyetje e vështirë për mua se duket sikur bëj vlerësime për drejtuesin e prokurorisë i cili për mendimin tim ka vlerësimet maksimale. Ajo që do të kisha bërë më mirë është ajo që shtroi dhe zoti Bazaj për një përplasje të mundshme mes kreut të SPAK dhe BKH, kjo nuk do të ekzistonte. Në vazhdim duhet të bëhen analiza efektive për rritjen e shpejtësisë.

Nëse do të më jepej mundësia për të qenë drejtues një pikë e dobët që më vjen në mendje është se kam marrëdhënie shumë të mira dhe të thjeshta me të gjithë anëtarët dhe stafin. Këtë do më duhej ta cilësoje pikë të dobët pasi do të duhet të kritikoj ata me të cilët kam një marrëdhënie shoqërore shumë të mirë.

Kam 18 vite që kam punuar si prokuror dhe nuk ka ndikuar kurrë emri. Kam kërkuar një proces të rregullt gjyqësor në administrimin e provave dhe paraqitjen e tyre përpara gjykatës.”- tha Kondili.