Vendosni fjalën kyçe....

Dritan Goxhaj kërkon lirinë, Gjykata e lë sërish në burg ish-luftëtarin e UÇK-së


Gjykata e Tiranës ka lënë sërish në burg Dritan Goxhajn, ish-luftëtarin e UÇK-së të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.

Avokati i tij Bashkim Nikolla kërkoi lirimin e menjëhershëm të Goxhajt për shkak se sipas tij ka kaluar afati 40-ditor.

Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën duke arsyetuar se është e pambështetur në ligj e në prova.

Ndërkohë avokati pretendon se nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim nga shteti kërkues. “Me sa duket drejtësia jonë nuk e ka vrarë ende frika”, deklaroi avokati Nikolla. “Nuk ka një kërkesë në reciprocitet që të ketë ardhur që të thotë kërkesë për ekstradim”, shtoi ai.