Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta shkon në selinë e PD, takim me Berishën


 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selinë e PD mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave, Meta do ketë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi vjen një ditë pas regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KQZ për zgjedhjet në Kukës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje regjistroi Koalicionin “Bashkë Fitojmë” në garën elektorale për Bashkinë e Kukësit, që do të mbahet më 24 shtator.

Në mbledhjen e djeshme, Celibashi tha se ky koalicion përbëhet nga Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta dhe drejtuese e koalicionit dhe Partia Demokristiane. Sipas Celibashit, shkronjat nistore të koalicionit janë “BF”.