Vendosni fjalën kyçe....

Më 18 shtator nis Censusi i popullsisë e banesave, gjobë 50 mijë lekë për ata që s’përgjigjen ose gënjejnë


Censusi i popullsisë e banesave do nisë më 18 shtator në mbarë vendin.

Sipas drejtores së INSTAT Elsa Dhuli, në proces do marrin pjesë 7500 persona ndërsa bëhet fjalë për pyetësore me 8 moduke e 100 pyetje.

Në një deklaratë për Report Tv, ajo tha se qytetarët që kundërshtojnën të përgjigjen mund të gjobiten me 50 mijë lekë.

“Ka një modulim banesën. Ka një modul mbi individin që merret informacion mbi statusin e arsimit punësimit. Është një modul që i takon bujqësisë. Do të shërbejë edhe si bazë për censusin e ardhshëm të popullsisë. Parashikon penalitet për ata që nuk pranojnë të përgjigjen apo që japin përgjigje të rreme. Qëllimi është të mos vendosim asnjë penalitet dhe asnjë gjobë. Duke ju referuar bazës ligjore ka disa penalitet referuar ligjet duke nisur nga 50 mijë lekë gjobë. Përjashtim përbëjnë tre pyetje që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën dhe janë konsideruar pyetje opsionale me deklarim të lirë. Në përmbajtje kanë të drejtën për të mos deklaruar. Në rast se qytetarët nuk pranojnë të deklarojnë s’ka asnjë lloj penaliteti.” – tha Dhuli.

Censusi do përfundojë me 28 tetor ndërsa të dhënat do dalin në qershor të vitit 2024.