Vendosni fjalën kyçe....

Fondet për bujqësinë nga skemat kombëtare në vendnumëro vitin që vjen


Vitin që vjen parashikohet të trajtohen me subvencione nga fondet e brendshme rreth 800 mijë fermerë në të gjithë vendin me një vlerë totale financimi prej 2,5 miliardë lekësh.

Kjo shumë është 22% për qind më e ulët se viti 2022. Ministria e Financave i ka dhënë formën finale programeve buxhetore që kërkojnë financim deri në vitin 2025, të cilat janë pjesë e buxhetit afatmesëm.

Siç shihet nga tabela bashkëngjitur vitin që vjen nuk janë parashikuar financime nga programet IPARD pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian që u jepen vendeve në proces anëtarësimi.

Më herë këtë vit BE njoftoi zyrtarisht bllokimin e fondeve të IPARD pas një hetimi që kishte ndërmarrë OLAF ( zyra kundër mashtrimit financiar) në Komisionin Europian.

Ministria e Bujqësisë pohoi se, kishte bllokime të pjesshme të programit të financimit IPARD dhe se disbursimet po vazhdojnë. Por Ministria e Financave nuk programon fonde nga programi IPARD të paktën deri në vitin 2025.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 kishte 260 përfitues nga programet IPARD II, por për vitin 2024 dhe 2025 nuk priten disbursime.

Sakaq këtë vit ka një rritje të jashtëzakonshme të numrit të aplikimeve për skemën kombëtare. Të dhënat zyrtare nga AZHBR tregojnë se gjatë këtij viti rreth 12,517 aplikime u kualifikuan vetëm për skemat e mbështetjes në blegtori dhe Bletari, ndërkohë që fondet ishin programuar për jo më shumë se 8 mijë fitues.

ARZBR aplikoi pagesat me këste për blegtorët, të cilat morën nga 6 mijë lekë për krerë lopë nga 10 mijë lekë që morën një vit më parë, duke premtuar pagesat të mëvonshme të vlerës së mbetur.

Ekspertët e bujqësisë pohojnë se skema kombëtare nuk nxit fermat e vogla që janë zemra e blegtorisë në Shqipëri. Për fermat mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi, mbështetja shkon në vlerën 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt. Ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, mbështetja është në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

Aktualisht ka një interes në rritje për investime në sera dhe blegtori nga çmimet në rritje të prodhimeve me shumicë, por mbështetja buxhetore që rrjedh nga skema e subvencionit mbetet e ulët dhe fondet si një nxitës i madh janë bllokuar./B.Hoxha


VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Revista Monitor