Vendosni fjalën kyçe....

Mediu në takimin e PD: E vetmja forcë që kthen besimin e emigrantëve është vota e diasporës


Në fjalën e tij, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga takimi i thirrur nga Gazment Bardhi, theksoi se me rëndësi është mbajtja e takimeve të përjavshme.

Mediu përmendi si elelment të rëndësishëm eksodin e shqipëtarëve, ku tha se e vetmja forcë që kthen besimin e emigrantëve është vota e diasporës.

Është me rëndësi që të gjithë kemi koncept të drejtë për reformën zgjedhore, të plotë dhe të qenësishme, e cila duhet ta kthejë Parlamentin në duart e qytetarëve. Së bashku me zotin Shehi, Dule dhe Duka kemi marrë një sërë iniciativash, që të jemi opozita e qytetarëve dhe jo opozita që të caktojmë vete se ku jemi dhe çfarë bëjmë. Duhet të jemi të bashkuar jo vetëm për njohjen e fakteve, por dhe të denoncuar ato. Mendoj se po ashtu një element i rëndësishëm që duhet të përmendim është eksodi i shqiptarëve. E vetmja forcë që duhet të kthejë besimin e emigrantëve, është votimi i diasporës. Nuk mund të jemi thjesht deputetë për të vepruar në Kuvend, por duhet të jemi më të angazhuar”, tha ai.