Vendosni fjalën kyçe....

Billie Eilish, artistja më e re që zgjidhet të këndojë për një film të James Bond


Këngëtarja adoleshente amerikane Billie Eilish është zgjedhur për të kënduar këngën për filmin e ardhshëm të James Bond.

Kështu, Billie është bërë artistja më e re që ka shkruar dhe regjistruar një këngë ekskluzivisht për filmin ikonik.

Siç shkruan Daily Mail, Billie Eilish, ka regjistruar këngën me titull “No Time to Die” për filmin e 25-të të Bondit.

Filmi do të prezantohet fillimisht në teatrot e SHBA-së më 2 Prill dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar më 10 Prill.

Billie e shkroi këngën me vëllanë e saj Finneas, i cili gjithashtu ka një talent të jashtëzakonshëm në muzikë.

“Është çmenduri të jesh pjesë e kësaj në çfarëdo lloj mënyrë. Të jesh në gjendje të realizosh këngën për një film që është pjesë e një serie kaq legjendare është një nder i madh.“- tha Eilish në një deklaratë ku shtoi se ende ndihej e shokuar.

Billie Eilish e cila ka mbushur 18-vjeç në muajin dhjetor, aktualisht po garon për gjashtë çmime Grammy në shfaqjen e këtij muaji. Ajo është nominuar për çmimin për albumin më të mirë, këngën dhe rekordin e vitit dhe si artistja e re më e mirë.

Ajo ishte ende 17 vjeçe kur u nominua për këto çmime, duke u bërë artistja më e re në historinë e çmimeve Grammy që e arrin këtë.

Këngët e filmave të James Bond përgjatë viteve:

  • 1963 From Russia With Love – Matt Monro
  • 1963 James Bond Theme – John Barry Orchestra
  • 1964 Goldfinger – Shirley Bassey
  • 1965 Thunderball – Tom Jones
  • 1967 You Only Live Twice – Nancy Sinatra
  • 1969 We Have All The Time in the World – Louis Armstrong
  • 1971 Diamonds are Forever – Shirley Bassey
  • 1973 Live and Let Die – Paul McCartney & Wings
  • 1975 The Man With The Golden Gun – Lulu
  • 1977 Nobody Does It Better – Carly Simon
  • 1979 Moonraker – Shirley Bassey
  • 1981 For Your Eyes Only – Sheena Easton
  • 1983 All Time High – Rita Coolidge
  • 1985 A View To A Kill – Duran Duran
  • 1987 The Living Daylights – A-ha
  • 1989 License To Kill – Gladys Knight
  • 1995 GoldenEye – Tina Turner
  • 1997 Tomorrow Never Dies – Sheryl Crow
  • 1999 The World Is Not Enough – Garbage
  • 2002 Die Another Day – Madonna
  • 2006 You Know My Name – Chris Cornell
  • 2008 Another Way To Die – Alicia Keys & Jack White
  • 2012 Skyfall – Adele
  • 2015 Writing’s On The Wall – Sam Smith
  •  2020 Song name TBA – Billie Eilish 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *