Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari i shkruan Bardhit: Je po aq hipokrit sa Berisha, doje “ia hapje varrin” para 14 majit se ishe i sigurt që do humbnit


Evi Kokalari ka reaguar ndaj lëvizjes së Gazment Bardhi që thirri deputetët e Rithemelimit për të bashkuar opozitën.

Kokalari shkruan se Bardhi ka qenë në negociata para zgjedhjeve të 14 majit me një grup brenda Rithemelimit dhe grupimit të Aliebajt për t’i “hapur varrin Berishës” pas humbjes.

Kokalari e cilëson Bardhin po aq hipokrit sa vetë Berisha.

“O Gaz Bardhi, po ty do të të besojmë ne? Përpara zgjedhjeve të 14 Majit, ti ishe në komunikim të vazhdueshëm me Këlliçin, dhe me një grup të vogël brenda rithemelimit, por dhe brenda PD së Alibeajt, ju po i hapnit varrin Berishës mbas humbjes që ju e dinit ishte e sigurt në 14 Maj.

Naiviteti im që mendova se do bashkoheshit me Berishës vetëm e vetëm që rithemelimi të hynte në garë me logon e PD zyrtare dhe jo Ilir Metën.

Sapo u kthye Lulzim Basha në PD, që në fakt ty të dha jetë, dhe mbas dy vitesh që e luftove rithemelimin, po mbledh ti deputetët e opozitës? Ne fakt ti je po aq hipokrit sa vetë Berisha. Dhe fakt mbetet vetëm një:

Ju të gjithë do zëvendësoheni në zgjedhjet e 2025! Këtë premtim ja jap Berishës, se ju të tjerët jeni vemjet më të ulta që ka njohur politika e 32 viteve të fundit, dhe nuk meritoni asnjë vëmendje”- shkruan Kokalari.