Vendosni fjalën kyçe....

Pasuria e Elon Musk bie me 20 miliardë dollarë që nga shfaqja e tij në ‘SNL’


Bashkëthemeluesi dhe CEO-ja i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, thuhet se ka humbur më shumë se 20 miliardë dollarë që kur u shfaq si moderator në një episod të emisionit ‘Saturday Night Live’ fundjavën e kaluar.

Pasuria neto e biznesmenit ra nga 166 miliardë dollarë në 145.5 miliardë dollarë pasi aksionet e kompanisë së tij të automjeteve elektrike “Tesla” ranë rreth 15% gjatë javës së kaluar, sipas të dhënave të ndjekura nga Forbes. Sidoqoftë, Musk mbetet personi i tretë më i pasur në botë.

Gjatë debutimit të tij në komedi, miliarderi u bë personi më i pasur që moderon shfaqjen.

Sipërmarrësi gjithashtu foli në program mbi zhurmën e fundit rreth kriptovalutave si bitcoin dhe dogecoin, pasi kishte bërë një njoftim tronditës se kompania e tij nuk do të pranonte më pagesa në bitcoin. Musk më parë e kishte promovuar atë publikisht dhe tërheqja e tij e habiti publikun.

Komentet e bëra gjatë shfaqjes së Musk goditën rëndë tregun e kriptovalutave me dogecoin duke rënë mbi 30% brenda 24 orësh, shkruan RT.

Disa ditë më vonë, Musk njoftoi se Tesla do të ndalonte pranimin e bitcoin për blerjet e automjeteve ose shitjen e kriptomonedhës derisa procedurat e minierave të kalonin në “energji më të qëndrueshme” sesa qymyri ose lëndët djegëse fosile. Lajmi çoi në rënie të çmimit të bitcoin me 17%, nën 50 mijë dollarë këtë javë.

Lëvizjet e fundit të Musk thuhet se i kanë hutuar investitorët, duke evokuar paqëndrueshmëri shtesë për aksionet e “Tesla”-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *