Vendosni fjalën kyçe....

Asgjësohen 980 rrënjë kanabis në Skrapar, pranga 2 peronave


Rreth 980 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia në fshatin Novaj të Skraparit.

Gjatë operacionit janë arrestuar 43-vjeçari Mariglen Babaliu e 33-vjeçari Dorian Laze.

Lidhur me kanabisin janë vënë në hetim kryeplaku e inspektori i pyjeve.

Njoftimi

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Novaj, Skrapar, kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor anticannabis të koduar “Tomorri”. Në kuadër të kësaj faze, në territorin e fshatit Novaj, u gjetën të kultivuara 980 bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, nëpërmjet djegies. Gjatë kontrollit në banesat e dy të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse. Policia bën me dije se më herët gjatë operacionit ‘Tomori’ janë asgjësuar edhe 2105 rrënjë kanabis. Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.”