Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me Ramën, Osmani: Biseduan rreth aspiratës së përbashkët evropiane


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani, shkruan se me kryeministrin Rama kanë diskutuar rreth aspiratës së përbashkët evropiane të të dyja vendeve.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.”, shkruan Osmani.

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona, shah dhe Zyra Ovale